Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta është goditur nga Policia e Dibrës. Gjatë këtij aksioni antidrogë është arrestuar në flagrancë 21 vjeçari banues në fshatin Pollozhan. I riu u kap në një nga lagjet e qytetit të Peshkopisë, teksa mbante me vete një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.