Një sasi medikamentesh të ndryshme u sekuestruan mëngjesin e kësaj të diele në pikën e kalimit kufitar Morinë. Një autobus i linjës Prishtinë Tiranë u ndalua për kontroll më të imtësishëm, ku autoritetet doganore konstatuan disa kuti me ilace, të cilat drejtuesi i autobusit po tentonte ti fuste kontrabandë në vendin tonë.