Një shtetas rumun është arrestuar në Shkodër, pasi i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe celularin një 18-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi rumun Deliver Lounut, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, mbrëmjen e së dielës, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur me dhunë të riut celularin dhe portofolin ku mbante 4000 lekë. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit rumun i janë gjetur celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi e vogël lënde e narkotike e dyshuar kanabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.