Një 46-vjeçar nga Durrësi, i shpallur prej kohësh në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në malin e Tomorit. Në momentin e arrestimit Dorian Beu po qarkullonte me automjet për pelizgrinazh në zonën e malit të Tomorrit. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga GJKKO në vitin 2023, për akuzat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, grupi i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.