Dy ditë pas atentatit ndaj Erion Hasanbelliut, policia e Vjenës ka arrestuar autorin e dyshuar Kasandro Noga. Sipas informacioneve, 45-vjeçari është arrestuar në Donaustad, ndërsa operacioni u zhvillua nga policia belge në bashkëpunim me atë shqiptare. Noga u arrestua teksa po dilte nga banesa, ku thuhet se po shkonte në aeroport e më pas do të nisej drejt Shqipërisë.