Gjatë një kontrolli rutinë në një tren Euro-City, oficerët e Policisë Federale Gjermane arrestuan një 39-vjeçar shqiptar, i cili rezultoi i kërkuar nga autoritetet. Fillimisht, ai u prezantua me një kartë identiteti dhe leje drejtimi italiane, por pas verifikimeve të mëtejshme, policia konstatoi se të dy dokumentet ishin të falsifikuara.