Dritan Rexhepi, i njohur si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës, është vënë në prangat e policisë turke. Ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya ka deklaruar se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit.