Policia e Shtetit ka arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Oltion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në shkurt 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.