Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar në Shkodër një shtetas, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Spartak Suca, 36 vjeç akuzohet ng autoritet spanjolle për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Konktretisht Gjykata e Tarragonas ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 21” për arrestimin e këtij shtetasi u finalizua nga nga koordinimi i informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.