Top News- Arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari/ Ishte në kërkim, iu gjetën 160 mijë euro
06/06/2025 11:36

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pas kontrolleve të kryera në këtë doganë. Arbër Shehu, i cili rezulton resident në shtetin grek, tentoi të futej ilegalisht ne territorin shqiptar. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në çantën e tij në sendet personale, 160 000 euro të fshehura në zarfe, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë, siç kërkohet me ligj. Pas verifikimeve të mëtejshme, policia mësoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes”. Në vijim të veprimeve procedurale, 41-vjeçari u ndalua nga strukturat e policisë dhe materiali hetimor u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore. Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me ekipet e Frontex ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23