Pas dy muajsh në arrati, uniformat blu kanë arrestuar në zonën e ‘Freskut’ në Tiranë, 32-vjeçarin Elvis Koçeku nga SHkodra, I dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Elvis Koçeku me banim në fshatin Grudë e Re në Shkodër, në momentin e arrestimit, po lëvizte në të njëjtin automjet, me shtetasin Eduard Kësolla 27 vjeç, I cili është është arrestuar gjithashtu nga uniformat blu, me akuzën për “Përkrahje të autorit të krimit”. Automjeti është sekuestruar dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 32-vjeçari Elvis Koçeku akuzohet se më 16 janar 2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, tentoi të vriste me armë zjarri 21-vjecarin me iniciale A. M. gjatë një konflikti për motive të dobëta.