Kryeinspektorja e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në Sarandë ka rënë në prangat e policisë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh. Pas një pune hetimore 3-mujore, efektivët e policisë, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të aktivitetit të kundërligjshëm të ndërtimeve në qytetin e Sarandës. Efektivët e Komisariatit të Policisë në Sarandë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Vlorës, organizuan operacionin policor të koduar ‘Heshtja’.