Policia ka arrestuar paraditen e së mërkurës Ismet Gaxherrin pas ndalimit të automjetit të tij tip “Benz” në Bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion, që Gaxherri e posedonte pa leje. Ai u arrestua për veprën penale majtja pa leje e armëve. 39-vjeçari nuk është i panjohur për policinë. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku u vra Enton Nikaj. Në atë kohë, Gaxherri ishte i plagosur gjatë përleshjes, ndërsa në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur që nga gushti 2022.