Ish-deputeti i Kosovës Haxhi Shala është arrestuar me kërkesë të zyrës së Prokurorisë Speciale dhe është dërguar në Gjykatën e Hagës, pasi akuzohet për krime kundër administrimit të drejtësisë. Shala, i cili më herët ka qenë deputet nën siglën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u mor në pyetje këtë të hënë nga Prokuroria Speciale, në ambientet e Eulex-it në Prishtinë, teska policia bastisi edhe banesën e tij.