Shërbimet e komisariatit numër 2 në Tiranë arrestuan mbrëmjen e së enjtes ish efektivin e forcave speciale RENEA, Altin Morina. Ai është shpallur në kërkim nga SPAK që prej majit të vitit 2024 në kuadër të operacionit ‘Revanshi”. Sipas dosjes së SPAK, gjatë kohës që ishte efektiv i forcave speciale RENEA, Altin Morina ka ndihmuar të fortin e Niklës, Durim Bami në organizimin dhe kultivimin e hashashit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.