Një punonjës i Gardës së Republikës ka rënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi është konflikuar fizikisht me disa shtetas, duke qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se inspektori Dashamir Kurti, 44 vjeç me detyrë trupë shërbimi është arrestuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 248 dhe 84 të Kodit Penal.