Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, dhe si rezultat kanë arrestuar një 43-vjeçar, autor në 6 raste vjedhjesh, I dënuar dhe më parë për vjedhje. Sipas policisë, 6 vjedhjet janë kryer gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025. Vjedhjet rezutojnë të jenë kryer në një zyrë të postës shqiptare, ku ka vjedhur para dhe dokumente, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë, dhe tentativë vjedhjeje në filialin e një banke. Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.