Një 46- vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Ky person kërkohej nga autoritetet pasi Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën arrest me burg, për veprën penale vjedhja. Sipas policisë dyshohet se 46-vjeçar ka kryer disa vjedhje në banesa të ndryshme në qytetin bregdetar.