Një shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet gjermane si pjesë e ‘Bandës së Çekiçve’, një grup që i përket të majtës ekstreme, u kap nga autoritetet francize. Rexhino A., i njohur edhe si “Gino”, dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur rëndë neonazistët në Budapest në shkurt të vitit 2023 së bashku me ekstremistë të tjerë të krahut të majtë nga i ashtuquajturi “Grupi i Çekiçëve”. për të ishte kërkuar ekstradim nga Hungarai por Franca e kishte refuzuar. Ndërkohë ai u ndalua për llogari të Gjermanisë që po zhvillon një gjy kundër anëtarëve të kësaj bande ekstreme. Ndërkohë avokati mbrojtës ka ngritur shqetësimin se nëse klienti I tij ekstradohet drejt Gjermanisë, ai mund të dërgohet drejt Hungarisë siç edhe ndodhi me njërin prej të akuzuarve për ngjarjen e Budapestit.