Dy persona ranë në prangat e policisë Kavajë, pasi tentuan të vidhnin një automjet në Golem. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëheshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë. Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.