Uniformat blu të Pogradecit kanë arrestuar 29-vjeçarin me iniciale D.J., i cili pasditen e të dielës përplasi për vdekje me automjet kalimtarin 55-vjeçar të identifikuar si Ilir Mimini, dhe më pas u larguar nga vendi I aksidentit. Aksidenti fatal ndodhi të dielën, rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në fshatin Mëmëlisht.