Karabinierët e Bolonjës dhe policia spanjolle kanë arrestuar në Madrid Domenico Paviglianiti, 60 vjec, që në vitet 80-90 njihej si Bosi i Bosëve. Pasi kishte kryer 11 vite burg, paviglianiti ishte lënë i lirë në tetor 2019, në bazë të një përllogaritjeje të gabuar të dënimit. Ai ishte larguar menjëherë nga italia dhe ishte vendosur në spanjë. Mbi të rëndojnë akuza për krime si pjesmarrje në organizatë mafioze, vrasje, trafik stubstancash narkotike etj.