Një 57-vjeçar u kap me armë zjarri pa leje nga policia në Fier. Petrit Mërnica I dënuar më parë për vrasje, u arrestua në një lokal në fshatin Fermë Çlirim pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të policisë. Gjatë kontrollit atij iu gjet në çantën e dorës një pistoletë me 2 krëhëra me nga 7 fishekë.