Avokati Ulian Barjami është arrestuar të shtunë, pasi është denoncuar nga prokurori i Elbasanit, Gjergji Ceka se e ka kërcënuar gjatë një seance gjyqësore. Ngjarja ndodhi ditën e premte gjatë seancës ndaj Maksim Likës, i njohur edhe me nofkën “Suçi”, të cilin e përfaqësonte avokati Barjami. Një ditë pas kësaj séance, avokati Barjami është thirrur nga policia e Elbasanit me arsyetimin për sqarim. Por, pas disa orësh atij i është komunikuar arrestimi, pasi prokurori Ceka e kishte kallëzuar për kërcënim. Por rrethanat e ngjarjes sipas komunikatës së Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë janë të ndryshme. Sipas Dhomës së Avokatisë, avokati është arrestuar vetëm pse kundërshtoi provat e prokurorit në seancën gjyqësore.