Një person i shpallur në kërkim nga GJKKO ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit. Shtetasi me iniciale L.H u kap dhe ndalua nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Ai rezulton i dënuar nga GJJKO me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim, për veprën penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.