Një 47-vjeçar nga Durrësi me tre emra është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Policia njofton se Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafik droge. Menjëherë pas arrestimit të tij, Tirana dhe Roma kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Italisë. “Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.