Nelson Shehu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është vënë në prangat e policisë së Tepelenës. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”, zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Forcës Operacionale në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Sipas Policisë, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar ndaj Shehut masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendimin e datës 06 shkurt 2025, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Pas ndalimit të 44 vjeçarit, Interpol Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për ekstradimin në Kosovë, ku do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Ky është një tjetër operacion i Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të operacioneve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.