Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë në polici për ngjarjen e rëndë, e cila sipas policisë ndodhi në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë. Bëhet me dije se viktimë e abuzimit është një vajzë më probleme të shëndetit mendor. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dshe u sekuestruan si prova materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.