Policia e Vlorës ka parandaluar një një ngjarje të mundshme kriminale, pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale A.SH., I cili ishte konfliktuar me një shtetas tjetër për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, 39-vjeçari sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Uniformat blu e kanë vënë në pranga, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.