Uniformat blu kanë finalizuar operacionin policor “Operacionalja 57”, duke vënë në pranga një 39-vjeçar, pjesë në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Fatjan Stafa, u vu në pranga në fshatin Hardhisht të Shijakut, me qëllim ekstradimin në Itali. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendim të 08 tetorit 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.