Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Policia Kufitare pasi tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme rreth 1.2 tonë naftë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Shërbimet e Policisë Kufitare të Kukësit, gjatë monitorimit të kufirit jeshil për parandalimin e krimeve ndërkufitare, ndaluan një furgon që po udhëtonte në rrugën rurale Pakisht-Kukës, me drejtues shtetasin V. S., i cili jeton në Kolesian të Kukësit.