Florian Shurdhi, 38 vjeç ka përfunduar sërish në burg, pasi është kapur teksa qarkullonte me thikë me vete, kokainë e kanabis. Arrestimi i tij është bërë këtë të martë në Bypass-in e Fierit, teksa policia e cilëson si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kjo pasi emri i tij është bërë i njohur gjatë një operacioni antikanabis në Lazarat .