Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar 1 shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash. 33-vjecari nga Kosova kërkohet nga autoritetet zviceriane pasi ndaj tij rëndon akuza e pastrimit të parave dhe në këtë shtet është dënuar me burg.