Një 31-vjeçar ra në prangat e policisë së Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune për kanosje dhe dhunë ndaj ish bashkëjetueses së tij. Gjatë orëve të pasdites, 31-vjeçari, banues në Borsh shkoi në fshatin Shelegar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, aty ku edhe ka dhunuar fizikisht ish partneren e tij. 31-vjeçari më pas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ish partneren dhe familjarët e saj, duke shtënë në ajër disa herë.