Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet e policisë spanjolle për prodhim të lëndëve narkotike. Ai u zbulua nga policia gjatë një kontrolli në një shtëpi në rrugën Major, ku u gjet një plantacion i fshehur me më shumë se 370 bimë marijuanë dhe 42 kilogramë marijuanë. Bëhet me dije se droga e sekuestruar do të kapte vlerë më shumë se 100 mijë euro, nëse do të shitej në tregun me shumicë. Operacioni i policisë spanjolle u realizua pas një hetimi që nisi në fillim të këtij viti.