Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar me sukses nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me disa struktura të tjera ligjzbatuese. Operacioni i koduar “Dërgesa 3” arrestoi një 28-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si Albjons Merkaj. I riu u kap në flagrancë në një degë postare në Tiranë, teksa po tërhiqte një pako të trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Brenda saj u gjetën rreth 135 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.