Këto janë momentet kur policia ndërhyn dhe arreston një 27-vjeçar në Skrapar që kishte kultivuar kanabis në kubikë dhe në tokë në një zonë të pyllëzuar në mal. Gjatë operacionit i riu u kap në flagrancë, ndërsa rezultoi se kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi. Idhur me rastin materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat për veprime të mëtejshme.