Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Operacionalja, pasi Gjykata e Apelit në Gjenova e ka dënuar në vitin 2024 me 6 vjet burgim për krime të rënda, përfshirë marrëdhënie seksuale me dhunë, keqtrajtim dhe vjedhje. Erbin Nazeraj u kap dhe u vu në pranga në fshatin Cakran në Fier, me qëllim ekstradimin në Itali. Arrestimi i tij u bë si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”. Aktualisht, Interpol Tirana po punon ngushtë me homologët italianë për të finalizuar procesin e ekstradimit të tij.