Një shtetas nga Tirana është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi u kap duke transportuar një sasi prej 564 gramësh lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. I riu u ndalua në afërsi të Vorës, teksa drejtonte një automjet tip “Benz”. Kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi”, zbuloi drogën, e cila më pas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.