Policia e Lezhës njoftoi arrestimin e 16 vjeçarit me inicialet G.P., i cili gjatë paradites së të mërkurës goditi me karrige në kokë mësuesen e tij. I mituri është marrë në pyetje në praninë e psikologut, prindërve dhe avokatit të tij dhe më pas iu konfirmua akuza e plagosjes së rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyrës. Ngjarja ndodhi në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’ të qytetit të Lezhës, ku nxënësi i vitit të dytë në këtë shkollë goditi me karrige në kokë mësuesen e tij. Ngjarja ka ndodhur brenda klasës dhe gjatë orës së mësimit. Viktima është mësuesja me inicialet M.P., e cila është shoqëruar menjëherë për në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore. Goditja ka qenë aq e fortë, sa mësueses i është shkaktuar një e çarë e madhe dhe është transportuar e gjakosur në spital.