Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “White Pack”. Bëhet fjalë për disa shtetas të cilët siguronin lëndë narkotike kokainë në sasi dhe më pas ia shisnin shtetasve të tjerë, me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut. Sekuestrohen 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë.