një aksion antikanabis u zhvillua nga policia në Memaliaj, ku u asgjësuan 137 bimë narkotike. operacioni i koduar Midnight” u ndërmor në fshatin Luftinjë, ndërsa u arrestuan dy vëllezër. ata u prangosën nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. nga hetimet dyshohet se dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen "Likaj", në fshatin Luftinjë 1.