Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas kinezë, të cilët kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira për prostitucion. Bashkë me ta, në pranga kanë rënë dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) punonjëse seksi dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.