Tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike u goditën këtë të dielë nga policia e shtetit, konkretisht në Vlorë dhe në Dibër, në kuadër të operacionit të koduar Tempulli 3. Në Vlorë, u arrestua një shtetas grek, pasi unfiromat blu kishin informacione se 27 vjecari shiste lënëdë narkotike. Në banesën e tij u ushtruan kontrolle ku policia gjeti disa doza me lënde narkotike të llojit kanabis, të cilat dyshohet se 27 vjecari i përdorte me qëllim shitjen kryesisht në lokaket e natës në Vlorë.