Vetëm dy ditë pasi Policia Shqiptare zbardhi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës dhe shpalli në kërkim 6 shtetas, pesë prejk të cilëve të huaj, tre prej tyre janë vënë në pranga. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Policia britanike ka arritur të vërë në pranga Edmond Haxhian, shqiptar me shtetësi angleze, i cili besohet se është edhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj.