Katër shtetas të Serbisë janë arrestuar në dy raste të ndara në rajonin e Gjilanit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, rasti i parë është regjistruar më 14 shkurt, rreth orës 10:40, në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Një njësi policore ka ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar, të cilët mendohet se kishin hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit, pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim.