Katër francezë u arrestuan nga policia si autor të dy vjedhjeve të ndodhura në zonën e Ksamilit dhe Sarandës. Për ngjarjen e Ksamilit në pranga përfunduan 3 të rinj nga Franca, dy 21 vjeçar dhe një 22-vjeçar. Sipas policisë ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin siç edhe shihet nga këto pamje kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.