Dy vëllezër shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali, si pjesë e operacionit të koduar “The Ëanted”. Kapja e tyre u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane. Njëri prej vëllezërve rezulton në kërkim nga Gjykata e Durrësit për “Vjedhje me dhunë” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje të dhunshme në një fabrikë qumështi, ku u vodh një automjet, para dhe një telefon. Po ashtu, ka ndihmuar një person të shpallur në kërkim për trafik emigrantësh.