Top News- Arrestohen dy turqit në Rinas/ Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara
21/06/2025 18:44

Shërbimet e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas, kanë goditur një rast të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara. Gjatë kontrollit të detajuar të udhëtarëve në dalje, u konstatuan dy shtetas turq, 29 dhe 21 vjeç, të cilët tentuan të udhëtonin drejt Britanisë së Madhe nëpërmjet itinerarit Tiranë–Luton. Gjatë kontrollit u zbulua se njëri prej tyre paraqiti një pasaportë greke, për të cilën u dyshua se ishte e falsifikuar. Të dy shtetasit u shoqëruan në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, Policia u gjeti një kartë identiteti dhe një leje drejtimi greke të dyshuara si të falsifikuara, si dhe konfirmoi se edhe pasaporta greke e paraqitur ishte false. Në përfundim të veprimeve hetimore, dy shtetasit turq u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top News – Van Horn e Shefqet Kastrati inspektojnë ‘Rapid Scan 3D’, teknologjia amerikane në TIA
02/04 15:25
Top Channel/ TIA me teknologji të SHBA, Vanhorn vlerëson investimet e “Kastrati”
02/04 15:21
Top News – ‘Këshilli i Sigurisë…këshillon Presidentin.’ Begaj: Jo koha për ta mbledhur
02/04 15:21
Top Channel/ Alarmi i SHBA për sulme në Shqipëri, autoritetet rrisin vigjilencën
02/04 15:08
Top News – Deklarata për hapjen e Hormuzit / Shqipëria dhe Kosova i bashkohen nismës britanike
02/04 14:56
Top News – Interpelanca me Lamallarin. Përplasja për emërimin e drejtorit të ri të policisë
02/04 14:53
Top News – ‘Korrupsioni, nuk jemi aq keq!’ Rama: Është perceptim! Shqipëria, më mirë se kurrë
02/04 14:51
Top News – ‘Mbylli dyert e Evropës’. Berisha në Shkodër: Sheshet janë rruga e vetme e opozitës
02/04 14:21
Top News- I vetëm prej 25 vitesh/ I moshuari gjendet pa jetë në banesë, dy pistat e hetimit
02/04 13:52
Top Channel/ Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk kishte probleme me njeri
02/04 13:31
Top Channel/ Përkujtimorja e katër martirëve në Shkodër, demokrati heq lulet e vendosura nga Beci
02/04 13:07
Top Channel/ Detaje nga ngjarja në Korçë, i moshuari i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh
02/04 13:02
Top Channel/ Me shenja dhune në trup, i moshuari në Korçë gjendet pa jetë në banesë
02/04 13:01
Top News- Sulme iraniane në Shqipëri!/ Ambasada e SHBA- Po punojmë për të ulur rrezikun
02/04 12:48
Top Channel/ Autizmi kërkon vëmendje, prindërit dhe specialistët kërkojnë më shumë mbështetje
02/04 12:26
Top Channel/ Bora dëmtoi fermerët, ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim
02/04 12:25
Top Channel/ Shpërthim për të shmangur incidente, xhenierët hedhin në erë shkëmbin në Torovicë
02/04 12:24
Top Channel/ Studio e tatuazheve e mbushur me armë e municion, në pranga 44-vjeçari në Durrës
02/04 12:22
Top Channel/ Durrës, pushimet janë shtrenjtuar, rritja e karburantit po ndjehet nga turistët
02/04 12:21
Top News -Arrestohet në Fresk pas 2 muajsh arrati/Pranga shkodranit, tentoi të vriste një 21-vjeçar
02/04 12:13