Një rast kanosje e ndodhur në fshatin Vuçë, ka çuar Policinë e Kosovës në gjetje armësh dhe municion në një banesë në Leposaviç në veri të vendit - pjesë e banuar me shumicë serbe. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën, ku një person është ankuar se është kanosur nga i dyshuari me iniciale G.K. 54 vjeç.